Dhënia e shumtë e dokoratave nga presidenti Meta kohët e fundit ka shkaktuar përplasje mes presidentit dhe kryeministrit Edi Rama.
Analisti Frrok Çupi hodhi disa pikëpyetje se pse Meta po dekoron persona të nderuar që kanë dhënë jetën në luftë.
“Meta po dekoron figura të majta. Kjo edhe mund të kuptohet. Meta po dekoron Heronj të Popullit që kanë dhënë jetën në luftë. Pse po i dekoron tani? Mos jemi në luftë? Meta po e përdor edhe politikisht këtë. Meta merr poza lufte, ku shpall dikë si armik. Presidenti merr poza lufte duke thënë të vras”- tha Çupi.