Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“PS nuk do të dalë forcë e parë”- Juristi: Jam gati të vë bast, opozita do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit

23:37 / October 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
daci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Juristi, Jordan Daci i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ deklaroi se Partia Socialiste nuk do të arrijë që të fitojë një mandat të tretë në 25 prill, ndërsa theskoi se forcë e parë do të dalë PD-ja.

Sipas Dacit, presidenti Ilir Meta nuk e ka shkelur Kushtetutën, madje dhe me dekretin e 30 qershorit “ishte i saktë politikisht dhe juridikisht”.

“Përplasja mes këtyre dy institucioneve, mua më duket normale në një vend anormal si Shqipëria. Në një vend normal s’do pranohej kjo. As mënyra se si i qasen njëri-tjetrin. Por Shqipëria ka probleme aq të rënda. Kemi një tufë deputetësh që s’dinë as ça pune bëjnë. Miratojnë lloj-lloj ligjesh. As nuk e dinë se çmendojnë. Jemi në një situatë të vështirë juridike, të pazakontë. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që të mos ketë as gjykatë Kushtetuese, as gjykatë të Lartë. Jemi në një situatë të vështirë me borxhin.

Gjithë treguesit janë për një situatë të frikshme për shqiptarët. Pozicioni i këtyre individëve hap lojëra nga më të ndryshmet. Unë e kam pritur dhe e kam thënë se Meta do të dilte kundër 30 qershorit. Për mua ishte dekret kushtetues. Ishte i saktë politikisht dhe juridikisht. Këta të dy (Meta-Rama), Meta me pozitën e tij kushtetuese ka rol. Unë jam i bindur se PS s’do të dalë forcë e parë në zgjedhje. Po të doni vëmë dhe bast për këtë. Besoj do dalë fituese opozita, PD-ja. Jam i bindur se do jetë. Se dimë se si do reflektojë Kuvendi me dekretin e Metës për Kodin Zgjedhor. Nuk shoh asnjë krizë kushtetuese, si në Kosovë”, tha Daci.

fitoje juristi daci Opozita
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.