Policia e Shkodrës ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me arrestimin e 19-vjeçarit Ilirijan Hasanaj, si autor i atentatit ndaj kryepolicit bashkiak të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj.
Policia bën të ditur se gjithashtu është ndaluar i dyshuar si bashkëpunëtor dhe kushëriri i të riut, Verzen Bajrakurti nga Dobraçi i Shkodrës. Në dëshminë e tij 19-vjeçari tha se kushëriri nuk e dinte se çfarë kishte bërë ai.
Lexo edhe- Zbardhet dëshmia e Ilirjan Hasanajt: E bëra pa paramendim, isha nën efektin e alkoolit
NJOFTIMI I POLICISE
Shkodër
Vihet ne pranga autori i dyshuar i ngjarjes se ndodhur me datë 11.10.2020, ku mbetën të plagosur shtetasit M. H. dhe Xh. H.
Arrestohet dhe një shtetas tjeter si bashkëpunëtor
Nga strukturat hetimore të DVP Shkodër u bë ndalimi i shtetasit I. H. 19 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër
Gjithashtu nga veprimet hetimore u bë ndalimi edhe i bashkëpunëtorit të tij shtetasit V. B. 23 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër
Nën drejtimin e Prokurorisë, Strukturat hetimore të DVP Shkodër vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe qëllimit të ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër per vprime të mëtejshme
