Sot ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe kryebashkiaku i Matit Agron Malaj kanë inspektuar punimet për rikonstruksionin e plotë të konviktit të vjetër në qytetin e Burrelit si dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimit të ujërave të zeza në lagjet “Drita 1”, “Drita 2” dhe “Lagjen e Re”. Të dy projektet kushtojnë mbi 99 milion lekë.
Në një postim të tij kryetari i bashkisë Agron Malaj shkruan:
“Ministrja e Mbrotjes dhe njëkohësisht e deleguara politike e qarkut Dibër, Olta Xhacka sot ishte në Burrel. Së bashku inspektuam punimet për rikonstruksionin e konviktit të Burrelit. Falë kësaj ndërhyrje e cila parashikon rikonstruksion total të godinës sipas të gjithë parametrave dhe standarteve të kërkuara, nxënësit do të kenë kushte më të mira dhe më të përshtatshme gjatë vitit arsimor. Ky është një tjetër investim i munguar prej vitesh në Bashkinë e Matit!”, shkruan Malaj.