Një tjetër mjek ka humbur betejën me koronavirusin, e bëhet fjalë për mjekun e familjes në spitalin e Kukësit, Astrit Haziri.
Pas rëndimit të situatës, ai ishte dërguar në Turqi për trajtime të mëtejshme por nuk ka mundur t’ia dalë
“Zoti të past qu në xhehnet bab”, shkruan djali i doktorit të ndjerë Astrit Haziri, ndërsa të shumtë janë mesazhet nga qytetarë dhe njerëz që kanë marrë shërbim dhe e njihnin atë.
