Emri i Nar Kokës nuk është i panjohur për qytetarët shqiptarë. Ai njihet edhe si njeriu që pagëzoi koalicionin mes Ramën dhe Metës me ngjala.
Nar Koka i cili është dhe vëllai i Lefter Kokës, ka drekuar këto ditë me Çim Pekën, i cili njihet për lidhjet e tij shumë të forta me familjen Berisha dhe me PD.
Nga ana tjetër, Nar Koka njihet për miqësinë që ka me Ramën, ndërkohë që Lefter Koka, ka bërë disa lëvizje sa nga LSI ashtu dhe nga PS, raporton tirrananews.al.
Gjatë qeverisjes PS-LSI, Lefter Koka ka qenë ministër në qeveri, ndërkohë tani sulmohet nga LSI pasi ka një miqësi të ngushtë me Edi Ramën. Por dhe pse i vëllai “armik”, Petrit Vasili shfaq hapur vlerësimin për biznesmenin Nar Koka.
Emri i Lefter Kokës është lakuar këto ditë dhe për firmën tek inceneratorët, pasi lejet janë dhënë pikërisht kur ai ka qenë ministër Mjedisi.

