Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetet sociale qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar për vizë emigruese, që të dërgojnë dokumentet në Seksionin Konsullor 2 javë para intervistës.
“Aplikantë për vizë imigruese: pasi të mësoni datën tuaj të intervistës nga NVC, dy javë përpara datë së intervistës ju duhet të dërgoni dokumentet origjinale me postë në Seksionin Konsullor”, – shkruhet në njoftimin e ambasadës.
Në vijim, ambasada fton qytetarët të kërkojnë sqarime nga konsullja Ana në Facebook.