Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Nënprefekti i Matit Hasan Pasha shkruan librin: “Të pathënat e 30 viteve”

13:06 / October 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 hasan pasha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënprefekti i rrethit Matit, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste të Bashkisë Mat, Hasan Pasha, botoi këto ditë librin: “Të pathënat e 30 viteve”.

Ish gazetari i disa mediave të shkruara dhe vizive ka publikuar gjatë tri dekadave shkrime në shumta për trevat e Matit, Dibrës e Bulqizës.

Me një gjuhë të qartë, si një dëshmitarë okularë i ngjarjeve, Pasha shkon përtej lajmeve të botuara ndër vite.

Hasan Pasha është ndër gazetarët e njohur në Qarkun e Dibrës. Për mëse 30 vjet firma e tij ka zënë vend në organe të rëndësishme të shtypit, së pari te “Zëri i Popullit”, pastaj në “Koha Jonë”, “Gazeta Shqiptare”, “Sport Ekspres”,  “Mapo”, “Dita”, “Panorama”, “Korrieri”, “Panorama Sport”, “Mati”, “Kuvendi”, por dhe në mediat vizive “Mat Tv” e “Vizion plus”. Me modesti ai kujton sentencën e njohur se “ata që dinë të shkruajnë, nuk dinë të heshtin”.

Hamdi Hysuka, poeti dhe shkrimtari që ka shkruar parathënien e librit “Të pathënat e 30 viteve”, ndër të thotë: “Mjafton t’u referohemi të pathënave të Hasan Pashës nëpërmjet shkrimeve “Pellgje gjaku e dajak mbi opozitarët matjanë”, “Si e ‘gozhdova’ një ish-zyrtarë”, “Çmenduria e hapjes së depove ushtarake”, “Agallarët e Bulqizës”, “Hanet e Saliut apo spitale shtetrorë?”, “Vështrim mbi Matin e vitit 1997”, “Fushata elektorale e 18 shkurtit 2007”, “Rrëfimi i rrallë i Dull Katuçit” etj. Kur i përfundon së lexuari këto të pathëna, në mendje s’ka se si mos të të mbeten forma shfaqjeje të kronikës së zezë, dukuri të trishta të realitetit të sotëm, ngjarje të ndodhura dramatike e tragjike, vrasje, grabitje, krime, imoralitete.”

hasan pasha libri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Hetimi për “librin rozë” të Edi Ramës, kreu i SPAK flet për “The Albanian Files”: Janë depozituar dy kallëzime, po verifikohen

14:23 / July 30, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.