Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mahmood fiton Sanremon, “plas” debati! Reagon dhe ministri i Brendshëm Salvini

10:15 / February 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
soldiii 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mahmood është fituesi i edicionit të 69 të Sanremos në Itali me këngën e tij të titulluar “Para”. Teksti sjell në vëmendje dramat familjare të shkaktuara nga problemet ekonomike.

Këngëtari i ri me origjinë arabe la pas një sërë emrash të mirënjohur të muzikës italiane duke marrë me vete trofeun e festivalit më të rëndësishëm të këngës ndërkohë që në vendin e dyte e të tretë u pozicionuan Ultimo me “Të veçantat e tua” dhe grupi Il Volo me “Muzika që mbetet”.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i ministrit të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale la të kuptonte që Mahmood nuk përfaqëson Italinë dhe muzikën italiane, koment ky e iu bashkuan edhe shumë zëra të tjerë.

Një debat që është zhvilluar prej ditësh ndërmjet tij dhe Claudio Baglionit për praninë e të huajve në festival, por që gjatë konferencës për shtyp mori edhe përgjigjen e fituesit, i cili tha se ndihet italian, i lindur e rritur në Milano.

Në fakt, ministri merrte shkas nga një frazë në gjuhën arabe e përdorur gjatë këngës së Mahmood për të cilën artisti 27-vjeçar u përgjigj se ajo frazë i sjell në mendje femijërinë që lidhet me domethënien e këngës, por ai ndihet 100 përqind italian. Mahmood ka lindur në Itali në 1992 nga nja baba egjiptian dhe nënë sarde. Talenti i tij u zbulua gjatë një programi televiziv ne vitin 2012 dhe prej asaj kohe ai është autor i një sërë këngësh të tjera.

Mahmood sanremo Ultimo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.