Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Homoseksualët janë bijë të Zotit”, Papa Françesku mbështet publikisht bashkimet civile të të njëjtit seks

23:21 / October 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
papa 111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Papa Françesku ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për bashkimet mes të njëjtit seks gjatë një interviste për dokumentarin me metrazh të gjatë “Francesco”, i cili u shfaq si premierë të mërkurën në Festivalin e Filmit në Romë. Madje Papa ka kërkuar që të përgatitet një ligj për bashkimin civil, që do i lejonte njerëzit e komunitetit LGBT, që të krijojnë familje.

“Homoseksualët kanë të drejtë për një familje. Ata janë bijë të Zotit. Nuk mund ta dëbosh dikë nga familja, as tua bësh jetën të mjerë për këtë gjë. Ajo që duhet të kemi është një ligj i bashkimit civil dhe në këtë mënyrë ata janë të mbuluar ligjërisht”, është shprehur Papa Françesku.

Gjatë historisë së saj Kisha Katolike nuk i ka pranuar homoseksualët dhe ende e shikon homoseksualitetin si një çrregullim të brendshëm. Sipas kishës tendecat homoseksuale nuk janë mëkatare, por aktet e tilla po. Madje paraardhësit e Papa Françeskut, përfshirë Benedict XVI dhe John Paul II, dënuan martesën e të njëjtit seks gjatë mandatit të tyre papnor.

Vetë Papa Françesku kundërshtoi legjislacionin për të miratuar martesat e të njëjtit seks kur ishte kryepeshkop në Buenos Aires një dekadë më parë, por mbështeti një lloj mbrojtje ligjore për të drejtat e çifteve homoseksuale në atë kohë.

Papa Françesku ka folur edhe më parë për këtë çështje dhe gjatë vitit 2013-të një deklaratë e tij kur u shpreh se ai nuk është askushi për të gjykuar një homoseksual tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Gjithashtu ai ka folur shpesh për shërbesën e tij ndaj katolikëve gay dhe lezbike, duke thënë se ata janë të dashur nga Zoti dhe të mirëpritur nga kisha.

homoseksualet mbeshtet papa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.