Melania Trump nuk ka marrë pjesë në asnjë prej fushatave të bashkëshortit të saj, presidentit Donald Trump, edhe pse prania e saj mund të ishte me vlerë. Sipas CNN, një burim ka thënë se Melania Trump po bën atë që ajo bën shpesh, çfarë mendon dhe atë që ndjen.
“Është ajo që është,- ka thënë miku dhe ish-zyrtari i administratës i Trump- ajo bën atë që dëshiron, kur dëshiron.”
Ndërsa në fushatë është kërkuar praninë e saj, kur zgjedhjet janë më pak se dy javë larg por deri më tani nuk ka asnjë ngjarje të planifikuar nga zonja e parë për të marrë pjesë. Kjo gjë është në kontrast të plotë me pothuajse të gjitha zonjat e para të tjera para saj, të cilat kanë qëndruar gjithmonë si mbështetje krah burrave të tyre.
Ndërkohë një burim i njohur që është marrë me shërimin e Zonjës së parë nga Covid-19, me të cilin ajo u diagnostikua në fillim të këtij muaji, thotë se mungesa e saj vjen për shkak të infektimit me Covid-19.
Disa muaj më parë, kur është pyetur për pjesmarrjen e Zonjës së Parë në zgjedhje, zëdhënësi i fushatës Hogan Gidley ka thënë: Zonja e parë është një pasuri e pabesueshme për vendin, presidentin dhe fushatën. Ne jemi duke komunikuar me ekipin e zonjës së parë për të përcaktuar mënyrat më të mira që ajo mund të përfshihet duke ecur përpara.
Ndërkohë jo më larg se dje, Melania anuloi takimin në Pelsivani, për shkak të një kolle të vazhdushme të shkaktuar nga Covid-19. Ky do të kishte qenë takimi i saj i parë në fushatën elekorale.
“Melania Trump nuk ka qenë kurrë komode në sytë e publikut dhe udhëtimet në fushatë nuk janë diçka që ajo e pëlqen,”-ka thënë një burim që ka punuar me zonjën e parë.