Rezart Veleshnja është një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptarë.
Atë jemi mësuar ta shohim më role që të shkrijnë së qeshuri, por së fundmi vetë Rezarti duket se është mërzitur pak .
Ai ka habitur të gjithë fansat e tij teksa ka zbuluar se e dashura e ka tradhtuar.
Njoftimin e ka bërë me anë të disa postimeve në Instastory, ku shkruan se ajo ka qenë me 4 meshkuj të tjerë ndërkohë që ka qenë në lidhje me të.
Ndër te tjera Rezarti ka nxjerr gjithë mllefin e tij në postime, ku nuk ka munguar edhe përmendja e emrit të ish partneres.
“Bota është e mbushur me plehra si L.Murati. Edhe e forta është që e di kush është ai hallexhiu që i shkon pas! Ta dijë ai i mjeri…Faleminderit të gjithëve për mbështetjen por s’kam ç’bëj me një që mban 4 përnjëherë! Mjerë ai që bën si mjeshtër dhe mendon se e ka vetëm ai! Ahahhaa.” , ka shkruar Rezarti në disa postime, ndërkohë që ka zbuluar se madje i kishte blerë dhe një unazë diamanti 8 mijë dollarëshe.