Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Admirali amerikan Faller jep alarmin: Rusia po sillet si ariu i plagosur dhe i ligësuar

13:04 / February 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto marina1549798970
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Admirali amerikan i Marinës, shefi i ri i Komandës jugore të Ushtrisë amerikane, i ngarkuar për operacione në Amerikën Jugore dhe në Karaibe, Craig Faller, ka deklaruar se SHBA- ja nuk do të duhej ta përjashtonte mundësinë e përfshirjes së ushtrisë ruse në Venezuelë.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” Faller ka vlerësuar se Rusia po sillet si ariu i plagosur dhe i ligësuar që po lufton interesat demokratike në rajon.

“Mendoj se me Rusinë çdo gjë është e mundshme. Keni parë se çfarë kanë bërë në Siri dhe mendoj se ne duhet të jemi të gatshëm për çdo gjë që mund të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë Faller.

I pyetur për situatën në Venezuelë dhe planet që po përgatit Komanda jugor e Ushtrisë amerikane, Faller është përgjigjur se “po përqendrohen në përkrahjen e zgjidhjes politike e diplomatike”.

“Dhe, siç mund të pritet nga komandanti ushtarak, po punojmë që qytetarët amerikanë, diplomatët dhe pasuria e tyre të jenë të sigurt dhe këtu bëhen të gjitha përpjekjet tona”, ka thënë admirali amerikan.

Në konstatimin se Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka deklaruar se në Venezuelë ekzistojnë qelitë aktive të luftëtarëve të huaj që kanë luftuar në Siri, Faller ka thënë se “dora e gjatë krimit e Iranit është kudo nëpër botë, ndërsa surrogati i tij, Hezbollahi libanez, është në fundin e dorës së saj”.

I pyetur nëse kjo do të thotë se ata janë në Venezuelë, admirali ka thënë se “ka respektin e plotë në sekretarin e shtetit”. “Ai ka bindje të thella morale dhe e flet të vërtetën”, ka thënë Faller.

Admirali amerikan i Marinës shefi i ri i Komandës Zërin e Amerikës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Italia dhuron 160 mijë viza për rusët: A rrezikohet vendi nga agjentët e Moskës?

18:18 / September 4, 2026

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Kosova duhet t’i japë fund paralizës politike! Uniteti kombëtar, më i rëndësishëm se kurrë

10:48 / September 4, 2026

Witkoff dhe Kushner drejt Kievit e Moskës, SHBA intensifikon përpjekjet për një zgjidhje të luftës Rusi-Ukrainë

09:57 / September 4, 2026

Vance për konfliktin me Iranin: Kjo nuk është luftë! Trafiku në Ngushticën e Hormuzit është “pothuajse normal”

09:37 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.