Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kaloi COVID-19 / Pozitiv, negativ, pozitiv. Muaji i çuditshëm i Ardian Ismajlit

09:03 / October 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ardian ismajli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Muaji i fundit ka qenë me të vërtetë i çuditshëm për Ardian Ismajlin, me të papritura dhe ndryshime të mëdha në jetën dhe karrierën e tij. Futbollisti ndërroi shtet e skuadër, duke shkuar në elitën e futbollit italian, ndërsa kalonte në heshtje infeksionin që ka pushtuar gjithë botën, COVID-19.

Ismajli në fillimin e shtatorit ishte grumbulluar me përfaqësuesen shqiptare, por asokohe u hap lajmi se ai ishte infektuar me COVID-19. FSHF vonoi, por në fund publikoi dokumentin që nxirrte lojtarin negativ në testet e kryera. Por gjithsesi, ai nuk mori pjesë në ndeshjet e shtatorit për shkak të një dëmtimi dhe u largua mes misterit nga grumbullimi.

Futbollisti ka udhëtuar menjëherë drejt Kosovës dhe sipas mediave italiane testimet e tij kishin qenë negative. Prej Prishtinës, ai udhëtoi për në Itali, ku firmosi në javën e dytë të shtatorit me Specian. Sipas rregullave, para se të niste stërvitjen me klubin, ai duhej të rezultonte dy herë negativ në tampon. Për çudinë e të gjithëve, tamponi i tij doli pozitiv dhe Ismajlit iu desh që të futej menjëherë në karantinë, pa pasur mundësinë që të stërvitej me pjesën tjetër të ekipit. Dy javë duke pritur me ankth derisa erdhi momenti që ai të dilte nga karantina e detyrueshme dhe të fillonte përsëri stërvitjen normalisht.

Megjithatë, më parë i duhej të udhëtonte drejt Kroacisë për të mbyllur dokumentacionin atje dhe për të bërë zhvendosjen edhe të banesës në Itali. Kjo i kushtoi atij edhe një tjetër karantinë të shkurtër dyditore pas kthimit, derisa mori përgjigjen e dyfishtë të tamponëve, ndonëse kishte kalur COVID-19 që herën e parë.

Të martën, futbollisti shqiptar mund të buzëqeshte më në fund në stërvitjen e Specias, e para për që pas firmës që hedhur që me 14 shtator! Ai iu bashkua pjesës tjetër të skuadrës dhe tashmë do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në Serinë A me këtë klub, ku ai vlerësohet si investimi më i rëndësishëm ndaj edhe e kanë bërë futbollistin më të paguar në këtë edicion.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Miqtë tregohen të rrezikshëm në portën kuqezi, pjesa e parë vendoset nga goli i Asllanit

21:47 / October 6, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.