Produksioni i “PërPuthen” përjashtoi sot nga emisioni, për një afat të pacaktuar Shqipen.
Shkak për këtë vendim u bënë deklarata e saj në puntatën e djeshme, që u cilësuan si homofobike, ndërsa Shqipja u akuzua edhe për bullizëm.
Ndërkohë, pas këtij vendimi ka reaguar edhe vetë Shqipja.
E ndërsa pritej që ajo të kërkonte ndjesë, 28-vjeçarja, me një postim në Instagram, ku poston foto nga studio, shkruan: “Çdo gjë ka kohën e vet dhe çdo gjëje i vjen fundi”.