Olta Gixhari tregon disa detaje interesante nga jeta e vet në emisionin “E Diell” në Top Channel. Një foto në disko në adoleshencë i ka sjellë ndërmend Olta Gixharit teksa rrëfente për punën e saj si sipërmarrëse në “E Diell”, disa kujtime, por nga ato që mbahen mend gjatë. E cilësuar si “femme fatale”, elegante, plot sharm dhe sensualitet për çudinë e të gjithëve, nuk paska qenë gjithmonë kështu? Por si është historia?
-“Do të them një detaj që s’e kam thënë më parë ne ekran” ka thënë Olta. “Unë jam bërë femër nga pamja në vit të parë, vit të dytë gjimnaz. Gjithë jetën time kam mbajtur bufale, xhinse, zinxhira të varur, një shkop në dorë, kapele dhe flokë të gjatë të kapura bisht. Kështu kam qenë gjithmonë dhe mami im thirrej në shkollë nga drejtoria sepse ankoheshin se unë rrihja djemtë”.
Gjithashtu, Olta ka mbetur tejet e befasuar nga një foto e fëmijërisë saj që u bë për herë të parë publike. Aty Olta, shfaqej as më pak e as më shumë, si nuse, e veshur me fustan të bardhë, e grimuar dhe me vello. E bukur sa më s`ka!
-“Nuk e besoj dot” është shprehur Olta duke mbyllur sytë nga sikleti. – “Më thoni një fëmijë që nuk ka një foto të tillë me batanije leshi. Nuk e mbaj mend sa vjeç kam qenë” vazhdon rrëfimin e saj Olta, “se më bënte motra nuse, më kishte si manekin, bënte çfarë të donte me mua.





