Në fakt, te skuadra shkodrane ka pasur probleme me lojtarët e infektuar nga “COVID-19” ditët e fundit dhe kjo ka bërë që te Besa të ndryshojnë mendje për të mos rrezikuar, aq më tepër që javën e ardhshme pritet të nisë kampionati.
Besa do të luajë një miqësore me Erzenin në Shijak, një qytet që ndodhet më afër se Shkodra dhe ndaj një kundërshtari që luan në grupin tjetër të Kategorisë së Parë. Kjo do të jetë edhe prova e fundit për trajneri Kashami para ndeshjes hapëse me Lushnjën.
Besa e këtij sezoni ka qenë mjaft aktive në merkato, ndërsa synimi i kavajasve është rikthimi në elitë, në tenativën e tyre prej 4-5 sezonesh.
