Kryeministri italian Giuseppe Conte ka firmosur një dekret për masat e reja për koronavirusin.
Dekreti parashikon mbylljen e restoranteve, bareve dhe pastiçerive. Masat do të hyjnë në fuqi nga dita e hënë.
Gjithashtu do të mbyllen teatrot, palestrat dhe kinematë.
Qeveria po përshpejton siç shkruan “Ansa”, në masat e lehtësimit prej 1.5-2 miliardë euro për kategoritë më të prekura.
Këshilli i Ministrave mund të mblidhet në orët e ardhshme.
