Fundjava ka qenë vërtetë e veçantë për qytetin e gurtë të Gjirokastrës. Qetësia e rrugëve me kalldrën këto ditë vjeshte u prish nga zhurma e automjeteve historike që kanë bërë epokë. Magjisë së tyre nuk i kanë shpëtuar as edhe zyrtarët e lartë, sikurse ministri Blendi Çuci, zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko dhe deputetja Mirela Kumbaro, shkruan tirananews.al.
Madje, dëshira e zjarrtë ndaj këtyre automjeteve që kanë shkruar historinë ka bërë që Kuko dhe Kumbaro të “rrëmbejnë” çelësat e një prej këtyre automjeteve.

