Të kuptosh se cili mund të jetë talenti apo sfera në të cilën mund të shpalosësh aftësitë që ke, jo shpesh herë mund të jetë e lehtë. Kemi parë se çdo ditë në botën e artit e kulturës shfaqen personazhe të reja, të cilët mund të të impresionojnë dhe të shtojnë dëshirën që të gjesh pikën tënde më të fortë dhe ta vësh atë në funksion të krijimit të së ardhmes. Fusha e modës është një prej tyre.
Mjafton një fizik i rregullt, pak fashion dhe lirshmëri në ekran dhe ja ku ke mundësinë të eksplorosh botën e pasarelave më të mëdha të modës. Rasti më i këndshëm dhe më interesant është kjo vajzë 7- vjeçare të quajtur Annie Khanhan. Vogëlushja e indur në Azi, prej jo më pak se 3 vitesh është bërë një nga fëmijët modele të firmave më prestigjioze për fëmijë e të rritur si CatËalk, Playboy, PinkKid, etj.
Nuk është domosdoshmëri të jesh femër e rritur me forma të ekzagjeruara që të bësh famë, madje impresioni që ky fëmijë ka sjellë tek publiku ishte aq i madh sa i krijuan mjaftueshëm të ardhura ekonomike Annie. Në moshën 7 vjeçare, nën administrimin e familjes së saj ajo hapi një dyqan në Kore me rroba fëmijësh linja e së cilave mban emrin e saj, këtë mund ta shihni në profilin e saj të instagram-it.
Duke admiruar fotot e mëposhtme të Annie, ju ftojmë dhe juve të përpiqeni të bëni atë që doni më shumë në jetë, pa parasysh moshën apo mundësitë.maska.al

