Policia e Elbasanit bën të ditur se një 26-vjeçar është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike si dhe ka kërcënuar me thikë të atin e tij.
Gjithashtu është arrestuar edhe një 33-vjeçar pasi është dënuar me 4 muaj burg për vjedhje.
NJOFTIMI
Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: B.H., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka kanosur me mjet të mprehtë thikë babin e tij.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u kap dhe u ndalua shtetasi: P.L., 33 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale ” Vjedhja” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan , u arrestua në flagrancë shtetasi: E.Nj., 26 vjeç, banues në fshatin Stravaj, Prrenjas, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
