Pas vendimit të guvernatorit në Campanias për mbylljen e këtij rajoni për 40 ditë në mënyrë që të shmanget përhapja e koronavirusit, qytetarët napoletanë mbushën sheshet në protesta.
Të njëjtën gjë kanë bërë edhe qytetarët e Milanos, të cilët nuk i kanë pritur mirë masat e reja që mori qeveria italiane për të parandaluar përhapjen e infeksionit.
Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Milanos duke protestuar kundër këtyre masave, edhe pse po bien reshje të dendura shiu.
