Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Turqia u del në krah ujgurëve, i kërkon Kinës mos t’i internojë

18:08 / February 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
k
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Turqia i kërkon Kinës mbylljen e kampeve të saj të paraburgimit, të cilat i konsideron një “turp për njerëzimin”. Reagimi i Ankarasë erdhi pas vdekjes së një poeti dhe muzikant shumë të njohur të minoritetit etnik Ujgur, Abdurehim Heyit. Ai po vuante një dënim 8 vjeçar ne rajonin Xinjiang, ku raportohet të mbahen rreth një milionë ujgurë.

Në deklaratën e lëshuar nga ministria e Jashtme turke thuhet se këta njerëz, janë subjekt torturash dhe përballen me kampe të mirëfillta përqendrimi. Por Pekini i ka cilësuar totalisht të papranueshme komente të tilla. Ujgurët janë një minoritet turko-mysliman në verilindje të Kines, të cilët autoritetet kineze i mbajnë intensivisht nën mbikëqyrje.

Gjuha e tyre ngjason me turqishten e nuk janë të paktë individët që e kanë lënë Kinën për Turqinë këto vitet e fundit. Deri më tani, siç thotë BBC, pak vende me shumicë myslimanë i janë bashkuar korit ndërkombëtar të zërave që e dënojnë këtë situatë.

Analistët mendojnë se një pjesë e mirë e tyre i druhen shpagimit politik dhe ekonomik të Kinës. Muzikanti që nxiti zemërimin e Turqisë, ka qenë dikur i adhuruar në mbarë vendin dhe luante në Dutar, një instrument me dy tela që njihet si mjaft i vështirë për t’u zotëruar.

Arsyeja e arrestimit të tij u bënë vetëm tre fjalë në tekstin e këngës së fundit, e cila i kërkonte brezave të rinj të respektonin sakrificat e atyre që ishin përpara: fjalët “Martirë të luftës” ishin ato që i shtynë autoritetet kineze të dilnin në përfundimin se muzikanti përfaqësonte një kërcënim terrorist.

internim kine Turqia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.