Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Mendova se po kontrabandonim cigare”, shqiptari i kapur me 6 mln euro në gomone mohon akuzat

23:02 / October 26, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
droge 11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat greke zbardhin dëshminë e njërit prej të pandehurve të arrestuar për gomonen e kapur me 6 milion euro drogë në fillim të këtij muaji. I riu shqiptar  mohon çdo përfshirje në trafik.

“Mendova se po kontrabandonim cigare. E bëra sepse më duheshin paratë për një të afërmin tim që ka probleme shëndetësore ”. 

Në deklaratën për hetuesin, një nga të arrestuarit që u gjet nga Rojet Bregdetare të transportonte drogë me vlerë 6.000.000 euro nga Greqia në Turqi dy javë më parë, ka deklaruar se ai nuk e dinte se transportonte drogë.

Mediat greke kanë zbuluar më tepër detaje në lidhje me deklaratat njërit prej të pandehurve, i arrestuar dy javë më parë në një anije në të cilën u kap lëndë narkotike.

“Unë hyra në konflikt me kapitenin kur kuptova që po transportonim hashash. Isha mjaft i frikësuar. Unë nuk kisha asnjë lidhje me transportin e drogës,” tha një nga të akuzuarit.

Të njëjtën gjë deklaroi edhe avokatja e shqiptarit, Claudia Raffo, sipas të cilës klienti i saj pranon vetëm akuzën e hyrjes ilegale në shtetin fqinj.

 “Klienti im A. V. me origjinë shqiptare është vetëm 26 vjeç, ai pranon vetëm akuzën e hyrjes ilegale në vend dhe mohon kategorikisht çdo përfshirje në mbajtjen dhe transportimin e drogës. 

Ai mendoi se varka po kontrabandonte cigare nga Shqipëria dhe sapo e kuptoi se ishte drogë, ai u përplas me kapitenin dhe së bashku me të akuzuarin e tretë ata u larguan menjëherë të frikësuar derisa u arrestuan.

Ai është i pafajshëm dhe nuk do të pranonte kurrë ndonjë bashkëpunim në një krim kaq të rëndë dhe të pamoralshëm. Ai është një fëmijë i varfër dhe ka probleme serioze shëndetësore me një të afërm të ngushtë dhe ai pranoi të kryente kontrabandën e cigareve për të paguar kujdesin mjekësor” tha ajo.

Si u kap droga

Mëngjesin e 8 tetorit, një anije patrullimi e Gythio lokalizoi një skaf me tre pasagjerë që mbante një ngarkesë të mbuluar dhe lëvizte me shpejtësi të lartë.

Anija e Marinës Greke u përpoq të ndalonte mjetin por piloti i skafit shtoi shpejtësinë dhe shmangu bllokimin.

Të gjithë autoritetet u vunë me njëherë në lëvizje për të gjetur skafin e dyshimtë. Oficerët e portit konsideruan që nga fillimi se mjeti lundrues kishte gjasa se po transportonte drogë ose cigare kontrabandë.

Më në fund, mjeti u gjet disa ditë më parë, gjysmë i zhytur, ndërsa prokurorët që vlerësuan provat dyshojnë se  autorët ose e kanë lënë drogën diku, ose e kanë transportuar në ndonjë mënyrë tjetër.

Në një varkë gjysmë të zhytur siç mund ta shihni në fotot e publikuara nga protothema.gr, kishte kuti me karburant.

Gjatë hetimeve që pasuan, oficerët e Prokurorisë dhe Kontrabandës së Drogës, në bashkëpunim me zyrtarët e autoriteteve të saj lokale, arritën të gjenin drogën në një plazh të izoluar dhe shkëmbor e cila kishte një sasi prej 20 çanta dhe tetë pako që tejkalonin peshën e një ton.

Autorët ishin përpjekur ta fshihnin drogën në plazhin e largët ndërkohë që u pikas nga një anije e Rojës Bregdetare e cila më pas u afrua dhe ushtroi kontroll.

Oficerët dhe Prokurorët e Kontrabandës së Drogës pas hetimeve ia dolën më në fund të identifikonin  një prej tre pasagjerëve të skafit.

akuzat cigare kapur kontrabandonim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.