Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Hapet thirrja e tretë e programit IPARD II; Aplikimet për përfitim të granteve nisin nga 10 dhjetori

13:51 / October 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bujqesia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Bujqësisë ka vendosur rreth 2 muaj afat në dispozicion të fermerëve dhe agrobizneseve që kërkojnë të aplikojnë me hapjen e thirrjes të tretë të programit IPARD II.

Sipas urdhërit të ministrisë të botuar në Fletoren Zyrtare, afati për dorëzimin e aplikimeve për thirrjen e tretë të programit nis nga 10 dhjetor dhe përfundon më 25 janar 2021.

Urdhri përcakton se çdo aplikim i mbërritur në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), pas datës 25 janar 2021, do të refuzohet.

Aplikimet duhet të dorëzohen vetëm në zyrat qendrore të AZHBR-së në zarfe të mbyllura, me titullin “Thirrje për dorëzimin e aplikimeve”, së bashku me titullin e masës, emrin e plotë dhe adresën e aplikantit dhe me shënimin “Të mos hapet përpara dorëzimit”.

Sipas urdhrit të Ministrisë të Bujqësisë, aplikimet duhet të dorëzohen nëpërmjet dërgesës postare rekomande apo dorazi (duke përfshirë shërbimet me korrier) direkt në autoritetin kontraktues në këmbim të një mandati dorëzimi me firmë dhe datë nga Agjencia. Aplikimet e dërguara nëpërmjet çdo mënyre tjetër , si: faks, e-mail apo nga adresa të tjera do të refuzohen.

Udhëzuesi për aplikantët, lidhur me llojet e investimeve të pranueshme, kriteret e përzgjedhjes dhe rregullat e dorëzimit të aplikimeve, mund të kërkohet falas si në zyrat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) nga e hëna në të premte gjatë orëve të punës 08:00–16:30.

Programi IPARD është mbështetje financiare për bujqësinë dhe zhvillimin rural nga fondet e BE-së (75%) dhe qeverisë shqiptare (25%) dhe synon përmirësimin e standardeve të biznesit në bujqësi dhe agro-përpunim, si dhe rritjen e konkurrencës, nëpërmjet modernizimit.

Skema e aplikimit për të fituar nga këto grante është vënë në zbatim me masa më të shtrënguara, sesa skema e mbështetjes kombëtare të financimit, gjë që kërkon informacione të plota dhe gjithëpërfshirëse nga fermeri shqiptar. Kriteret e aplikimit synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të fermerit  për plotësimin e standardeve ligjore në përthithjen e fondeve

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026

Një kullë do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”, shpallet kompania fituese

19:40 / October 1, 2026

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.