Pesë të rinjtë që terrorizuan Kropishtin e Vlorës, pasi grabisnin banesat të veshur si efektivë, kanë dalë sot para Gjykatës së Vlorës, për t’u njohur me masën e sigurisë. Mësohet se gjatë seancës që nisi në orën 14:00 dhe përfundoi tre orë më pas, janë liruar dy prej tmerreve të Vlorës.
Gjykata, pas ka dëgjuar të dyja palët, ka vendosur që të lërë në burg për Alfred Shametajn, Ervin Dhimën e Enerik Meçajn të cilët u arrestuan në Selenicë. Ndërsa Lulëzim Elmazaj dhe Endrit Sinaj janë lënë në ‘arrest shtëpie’.
Për këta të dy të fundit, trupa gjykuese ka arsyetuar se arrestimi është bërë në mënyrë të paligjshme dhe se në pranga i ka vënë vetëm lidhja miqësore që kishin me tre të tjerët që u lanë në burg.
