Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kodi i ri Zgjedhor dhe “Venecia”/ Gjiknuri: Nuk kemi bërë asnjë gabim, se nuk jemi aq të trashë

21:48 / October 29, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Damian Gjiknuri deputet 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në emisionin ”Real Story” deputeti i PS, Damian Gjiknuri është përfshirë në një debat me analistin Arjan Vasjari për Kodin e ri Zgjedhor dhe rrëzimin e dekretit të Metës.

Analisti Vasjari hedh dyshime mbi ndryshimet në Kod për faktin se mazhoranca nuk pranoi që ai të verifikohej nga OSBE teksa opozita këmbëngulte.

Gjiknuri nga ana tjetër thotë se mazhoranca nuk iu drejtua OSBE apo ‘Venecia’-s pasi nuk ka bërë asnjë gabim, dhe madje duke ashpërsuar tonet se ata që kanë thurrur ligjin nuk janë aq të ‘trashë’ sa të bënin gabime dhe më pas të mbetej ligji zgjedhor.

DEBATI NE REAL STORY

ARJAN VASJARI: Nëse ne kemi vijuar deri në 2017, ne mund ta bënim ndryshimin nëse respektohej. marrëveshja e janarit.
Po shkojmë drejt një procesi, që ka një inkandeshencë, që vjen më së shumti prej një polemike prej një fraksioni të madh mazhorancë-presidencë. Ka tejkalime të dyshimta, e kemi thënë tek Presidenca. Por ka disa gjëra që duhet t’i shohim në sy.
GJIKNURI: Unë duhet të jem i saktë. Sistemi zgjedhor ndryshoi, jo, Formimi i komisioneve zgjedhore nuk ndryshoi. Zonat zgjedhore, mënyra e shpërndarjes së mandateve, nuk ndryshoi. Nuk mund të bëhen më pak se 1 vit këto. Ose edhe po u bënë, duhet të jenë në nivel kushtetues, jo në nivelin e ligjit të zakonshëm.

ARJAN VASJARI: Spekulim i qartë. Mos ma thuaj mua tani.

GJIKNURI: Mbase dhe ti nuk i ke kushtuar vëmendje.
ARJAN VASJARI: I kam kushtuar aq shumë vemendje.

GJIKNURI: Po flasim për fyrmën dhe gërmën. Të bëj një pyetje. Pse nuk i thanë OSBE. Janë të vetëdijshëm, dhe po u bën një kritike. Ajo çfarë ka ndodhur me këto ndryshime. Këta mund t’i thoshin OSBE, kemi bërë disa ndryshime, merreni verifikojeni. Pala tjetër e kërkoi me insistim. E kanë bërë me marrëveshje ne janar.
ARJAN VASJARI: Po bën spekulim.
GJIKNURI: Duhet të pranojmë që dokumenti i ‘Venecias’, siç unë e lexova.
ARJAN VASJARI: Nuk kompleksohem nga këto.

GJIKNURI: Morale të një ballafaqimi. Dokumenti ishte siç është.
ARJAN VASJARI: Barën morale, të garantoj që nuk e kam askund. E kotë që e bën me mua.
GJIKNURI: Dokumenti i Venecias thotë kështu. Pse ne nuk iu drejtuam kur ishim kaq të sigurtë. Në Venecia shkohet me ligj, jo me opinione. Edhe në OSBE, jo me debat. Sa nuk kishim një produkt konsensual, s’kishte pse shkohej. Tani Presidenti e çoi meqë kemi dokument. Ne nuk kemi bërë asnjë gabim, se nuk jemi aq të trashë, që nesër të linim litarin dhe të kishim gabime për ligjin zgjedhor. Ne duam që ai ligj të jetë në përputhje.

gabim Gjiknuri Kodi Zgjedhor trashe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.