Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shiti 14 lokomotiva për skrap, arrestohet dhe më pas lirohet Ilir Dashi, kryetari i LSI për Tiranën

13:52 / October 30, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1604060112 8000a2922f3ad80643c73475d3d9acd72cee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shitja për skrap të 14 lokomotivave që ishin magazinuar në stacionin hekurudhor të Prrenjasit, ka çuar në prangat e policisë Ilir Dashin, ish-drejtorin e Përgjithshëm të Hekurudhës Shqiptare, njëherësh dhe kryetarin e LSI për qarkun e Tiranës. “Shqiptarja.com” mëson se Ilir Dashi është vënë në pranga në datën 19 tetor 2020, por askush nga policia dhe prokuroria nuk ka nxjerë lajmin për ndalimin e tij. Ka qënë prokuroria e Durrësit ajo që ka kryer hetimet për kontratën abuzive të shitjes së 14 lokomotivave për skrap, tek kompania “Al-Asfalt”, që administrohet nga biznesmeni Astrit Varaku.

Ilir Dashi, është arrestuar me vendim gjykate dhe izoluar në masën e “arrestit në shtëpi”, pasi prokuroria ka nisur çështje penale për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Por qëndrimi në shtëpi i zyrtarit të LSI në Tiranë, ka qëndruar vetëm pak ditë, pasi ka qënë sërisht prokuroria e Durrësit, ajo që i ka kërkuar gjykatës zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje” për Ilir Dashin. Vendimi për lirimin nga “arresti shtëpiak” i Dashit është marë në 25 tetor 2020, ndërkohë aktualisht çështja penale kundër ish-drejtorit të Përgjithshëm të Hekurudhës vijon të jetë e hapur në prokurorinë e Durrësit.

Prokuroria thotë se Ilir Dashi në cilësinë e përfaqësuesit të Hekurudhës Shqiptare ka lidhur kontratë në 30 janar 2017, me një subjekt privat duke shpërdoruar detyrën, Kjo pasi gjëndja faktike e peshës së 14 lokomotivave ishte ne sasinë e 304 ton me tepër nga kontrata që Ilir Dashi ka firmosur realisht dhe i është bërë pagesa shoqërisë nënshkruese të kontratës, duke u sjellë një dëm ekonomik shtetit, në masën e 10.523.103.36 lekë pa TVSh. Sipas hetimit të kryera nga prokuroria, skandali i shitjes së skrapit është zbuluar pas një kallëzimi të kryer nga magazinierja e hekurudhës, shtetësja Merjeme Xhetani, e cila sapo ka zbuluar skandalin është shkarkuar dhe përjashtuar nga puna me urdhër të Ilir Dashit.

Hetimi ka zbuluar se në datën 30 janar 2017 është nënshkruar kontrata e shit-blerjes së skrapit hekurudhor nga Administratori i shoqërisë së hekurudhave Ilir Dashi me biznesmenin Astrit Varaku. Sipas dokumentacionit të hartuar nga HSH, dokumenteve të ankandit u janë bashkëngjitur dhe procesverbalet për nxjerrjen jashtë përdorimit të mjeteve hekurudhore, pajisjeve të ndryshme si dhe listën e lokomotivave që propozohen për tu nxjerrë jashtë përdorimit gjithsej 14 copë lokomotiva, me peshë prej 926,00 ton. “…sasia në peshë e lokomotivave të nxjerra në ankand sipas dokumenteve të dërguar nga Administratori ishin me peshë 926 tonë, kur kjo peshë në kontabilitet ishte 1230.15 ton…”-ka rëfyer në prokurori një zyrtare e hekurudhës shqiptare. Më tej magazinierja thotë se peshimi i skrapit është bërë në çdo orar dhe se ato e kanë shoqëruar mallin në ngarkim dhe deri në peshore por aty nuk janë lejuar të marrim pjesë në peshimin e tyre, duke i krijuar probleme. Ajo pretendon faktin se ky proces evadimi solli këtë mospërputhje pra mungesën e 304.15 ton të cilat kapin një vlerë prej 100.000.000 lekë.

Magazinierja ka treguar në prokurori se se nuk janë lejuar të ndjekin procedurën e evadimit të skrapit, duke mos i lejuar të prisnin asnjë lloj dokumenti pasi këtë proces e ka ndjekur komisioni i evadimit me kryetar Ledion Subashi dhe nga data 28 mars 2017 deri më datë 3 prill 2017, të cilët kanë bërë rolin e vëzhguesit pasi nuk i është lejuar të kryenim asnjë lloj veprimi.

Çdo dokument për këtë demolimi duhej të mbahej dhe është mbajtur nga ky komision, në një kohë që kur fletë-dalja duhet të pritej në moment nga magazinieri dhe të firmosej nga përfaqësuesi I firmës, menjëherë pas peshimit, ku në peshim duhet të jetë prezent komisioni, magazinieri dhe përfaqësuesi i shoqërisë.

Këto probleme i ka bërë si zyrtare ashtu dhe publike duke njoftuar eprorët nga të cilët ka marrë përgjigje për ndërprerjen e marrëdhënieve të menjëhershme të punës. “…Peshimi i skrapit bëhej tek shoqëria “IAM” shpk ku peshorist ishte babai i përfaqësuesit të shoqërisë fituese në ankandin për shitjen e skrapit “Al Asfalt…”-ka treguar magazinierja.

Kallëzuesja u ka treguar prokurorëve se një pjesë të sasisë së magazinuar të skrapit ndodhej e lënë në ruajtje rojeve në stacionin Hekurudhor Përrenjas me anë të një procesverbali dhe konkretisht 14 lokomotiva me nr. 523, nr. 524, nr. 525, nr. 526, nr. 530, nr. 531, nr. 1017, nr. 1020, nr. 1021, nr. 1022, nr. 1023, nr. 1024 dhe nr. 1035. Kurse lokomotiva nr. 1045 ndodhej bashkë me sasinë e skrapit që do të shitej nga drejtoria hekurudhore.

Deri më datë 16 maj 2017 kallëzuesja në cilësinë e magazinieres, nuk dispononte asnjë lloj dokumentacioni në lidhje me skrapin që është evaduar dhe konkretisht me fatin e këtyre lokomotivave dhe pas kësaj date, është shkarkuar nga puna.

1604059832 HEKURUDHE8
1604059832 HEKURUDHE6
1604059832 HEKURUDHE4
1604059832 HEKURUDHE3

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet identiteti i viktimës që u hodh nga Ura në Klos, i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

08:26 / August 28, 2026

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal!

18:40 / August 27, 2026

E-mail-et kërcënuese për bombë, gjurmët e hetimit çojnë në Argjentinë dhe Brazil! Autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen me letërporosi

18:01 / August 27, 2026

I riu përplas për vdekje fëmijën 1 vjeçe e gjysmë në Farkë, prangoset nga policia

14:15 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.