Policia e Shtetit vijon kontrollet dhe gjobat për të gjithë qytetarët që nuk respektojnë masat anticovid dhe dalin pa maska në ambiente të hapura.
Në 24 orët e fundit janë gjobitur 727 qytetarë “rebele”, me nga 3000 lekë të reja.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit.
