Marrin fund drithërimat te Milani sa i përket portës. Paraqitjet e rumunit Tatarusanu nuk kishin bindur edhe aq shumë tifozët kuqezinj, të cilët pritnin me padurim kthimin e Xhixhio Dornaurmës në katërkëndor.
Kthimi do të jetë shumë më i shpejtë sesa mendohej, pasi Donamruma, do të mund të aktivizohet që këtë fundjavë me kuqezinjtë. Lojtari kishte rezultuar pozitiv ndaj COVID-19, ashtu si Gabia e Hauge. Por të tre tashmë kanë rezultuar negativë dhe kanë dritën e gjelbër për të dhënë kontributin me skuadrën e tyre.
“AC Milan bën të ditur se Mateo Gabia ka rezultuar negativ ndaj COVID-19 dhe nesër do të bëjë kontrollin mjekësor para se të rifillojë aktivitetin sportiv. Klubi komunikon gjithashtu se Xhanluixhi Donaruma dhe Jens Peter Hauge, të cilët kanë qenë gjithonë asimptomatikë, janë testuar me tamponë të tjerë të cilët kanë dhënë rezultat negativ. Pasi u informuan autoritetet shëndetësore, lojtarët janë të autorizuar që të rifillojnë stërvitjet”, shkruhej në njoftimin e klubit italian.
