Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbyllet Greqia/Mitsotakis:Duhen marrë masa para rrëzimit të sistemit shëndetësor

11:37 / October 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kyriakos Mitsotakis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një dalje publike ditën e sotme ka njoftuar planin e masave anti Covid që Greqia do të ndërmarrë në ditët në vijim. “Do doja të ishte shmangur ky mesazh, por do të ndërmarrim një plan dinamik me masa mbrojtëse për Nëntorin, të njëjtë me vendet e tjera të BE, por para se të kemi shifra aq të larta të infektuarish. Me përgjegjësi të plotë të deklaratave të mia, rritja e të infektuarve sjell orën e vendimeve politike. Jeta e bashkëqytetarëve është prioritet, ndërsa duhet të mbajmë ekonominë e vendit gjallë. Për këtë, do të marrim masa në muajin nëntor, me shpresën se do t’i lejojmë tregut rikthimin e gjallërisë në prag të Krishtlindjeve” tha ai.

Mitsotakis  tha se qeveria greke do të marrë masa tani, para se të rrëzohet sistemi shëndetësor i vendit.

Greqia ndahet në dy zona, një përfshin të ashtuquajturat të verdha dhe të gjelbra, me numër më të ulët të infektuarish. Në këto zona masat nga e hëna do të jenë:

Maska kudo, në çdo ambient të brendshëm e të jashtëm, edhe në automjet përveç me familjarë të gradës së parë.

Ndalim qarkullimi ora 24.00-05.00

Zgjerim i punës online në platforma në sektorin publik dhe privat

Universitetet mësime vetëm online

Zona e dytë përfshin të ashtuquajturat të kuqe dhe portokalli, e cila përfshin gjithë veriun e Greqisë dhe Atikën, përfshi dhe Athinën.

Përveç masave të mëparshme, në këto zona mbyllen të gjitha restorantet, kafe, bar, çdo ambient ku shërbehen ushqime apo ambiente  dëfrimi, përveç dërgesës në shtëpi apo shërbimit “to go”.

Mbyllen të gjitha ambientet argëtuese, dëfrimi, atletizmi, pa përjashtim (përfshi palestrat, teatro, kinema, muze etj)

Do te vazhdojnë normalisht sektori i industrisë, tregtisë, dyqanet tregtare, parukeritë, shkollat  fillore dhe të mesme. Të dhënat tregojnë se nuk përbëjnë vatër përhapjeje të virusit.

Paralelisht, do të shpallet paketa mbështetëse për punonjësit e prekur nga masat e reja, 1 e 1/2 miliardë euro. Qeveria vijon të mbulojë siguracionet shoqërore, shtyrje detyrimesh dhe kredish ndaj sektorit publik, si  dhe parashikon fuqizimin e mëtejshëm me programe të reja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

85 votat e socialistëve për ‘Territorialen’, Manja-opozitës: Mund të bëjmë edhe 90, por s’na duhen!

23:06 / October 9, 2026

Ambasadorja e BE-së me ministrin Karakaçi: Lidhjet energjetike dhe të transportit afrojnë Shqipërinë me tregun europian

22:42 / October 9, 2026

Zelensky kundërshton pretendimin e Rubios për bllokim të bisedimeve të paqes në Ukrainë

21:52 / October 9, 2026

Tërmeti i fuqishëm 7.6 ballë godet Panamanë, alarm për cunami në 9 shtete

21:28 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.