Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Braçe ‘mesazh’ Ilir Metës: Nderon llumin e llumit që s’kanë lënë gjë pa bërë kundër heronjve

16:21 / November 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brace meta 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv.kryeministri Erion Brace ka “thumbuar” presidentin Ilir Meta, teksa i ka kujtuar muajin nëntor, ku ka disa kremtime të luftrave të shqiptarëve për pavarësi dhe çlirim.

Numri dy i qeverisë shqiptare, thotë edhe pse nuk citon emrin e Metës, shkruan se i ka bërë heronjtë e vendit axhendë të tij në kohët e fundit.

Në shënimin e tij të gjatë, Braçe kërkon që heronjtë e vendit të mos përdoren nga politikanët për qëllime të caktuara.

Postimi i plotë i Braçes

Nëntori i kuq!

Nëntori i dëshmorëve të atdheut! Nëntori i atyre që luftuan për pavarësi; Nëntori i atyre që luftuan kundër fashizmit e nazizmit, bashkëpunëtorëve të tyre, çliruan atdheun! Është muaji historik i heronjve të vërtetë të këtij vendi; atyre që nuk kanë të ngjashëm, veçanërisht mes politikanëve të pas 1912-tës, pas 1939-tës, pas 1944-tës, pas 1990-tës e këtej po e po; atyre që janë heronjtë e popullit, e që kurrë nuk bëhen heronjtë e politikanëve; nuk ua lajnë e as amnistojnë, fajet, vjedhjet, vrasjet,  as sharjet, shpifjet, fyerjet, kërcënimet; nuk ua legjitimojnë nevojën për pushtet personal gjithnjë, deri në fund fare, tek ai biologjik!

Ka një hendek të madh, shumë të madh mes tyre dhe atyre që bëjne si ta: idealizmi! Idealizmi i tyre i bëri dëshmorë të atdheut! Materializmi i këtyre i bëri politikanët e përjetshëm të atdheut! Ndaj në ditën e parë të nëntorit, kam një thirrje për ty: Ndero këtë muaj heroin tënd! Luftëtarin për pavarësi, partizanin antifashist! Jo politikanin që abuzon me ta, herë i harron, herë i sulmon, herë i relativizon e i delegjitimon, herë bëhet bashkë me llumin e llumit që nuk ka lëne gjë pa bërë kundër heronjve të atdheut!

Tregoji Shqipërisë  heroin tënd, fol për të, shkruaj për të; veçanërisht ti që je i ri, tregoji gjithkujt për stërgjyshin e gjyshin tënd që e bën këtë vend të pavarur e të lirë nga fashizmi e nazizmi!

Ji krenar për të! Bëje ti e mos lejo që politikani atje tej të përdor heroin tënd për hapin e parë drejt fashizmit, sovranizmin!”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon shifrat e hyrje-daljeve nga Aeroporti i Rinasit: Rreth 1.7 milionë pasagjerë gjatë muajit gusht, data 17 ishte rekord

16:40 / August 28, 2026

Vendimi për Thaçin më 16 shtator, Vuçiç: Do të dënohet për krime të vogla, për pjesën tjetër do të shfajësohet

15:56 / August 28, 2026

Tragjike në Shkodër/ Po mblidhte dru, goditet aksidentalisht për vdekje nga një pemë 56 vjeçari

13:43 / August 28, 2026

Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika, minimumi që presin dhe meritojnë qytetarët

12:16 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.