Përplasje me armë në qytetin Montpelier të Francës vetëm pak minuta më parë.
Sipas raportimeve paraprake dyshohet për përplasje me armë mes bandave. Por është ende e paqartë se çfarë ka ndodhur dhe nëse ka të lënduar.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale dallohen më shumë se 3 persona të armatosur që shkëmbejnë zjarr me njëri-tjetrin në Assas të Montpelierit.
Në një video të dytë, një prej personave që duket i plagosur ndërsa flet në gjuhën arabe.
