Fund aspak bukur për një skuadër me histori në futbollin shqiptar dhe që në 5 sezonet e fundit la shenjë në Superiore, teksa para 2 vitesh luante në kompeticionet europiane duke u përballur me letonezët e Ventspils po shkon drejt shkrirjes së plotë.
Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë dhe përjashtimi nga ky kompeticion për një apo 2 vite është një fakt tashmë pasi drejtuesit e klubit gjirokastrit kanë mbyllur dyert e stadiumit për ndeshjen e turit të parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Elbasanit pasi nuk ka më një ekip të cilin mund ta zbresë në fushë për shkak të largimit të të gjithë futbollistëve.
Por ajo që habiti sot ishte fakti se FSHF ashtu si e kërkon rregullorja nuk kishte dërguar në Gjirokastër zyrtarët e ndeshjes.
As ekipi i Elbasanit nuk udhëtoi drejt qytetit jugor për të bërë formalitetin, duke u paraqitur dhe fituar në tavolinë.
Tashmë Elbasani mund të quhet ekipi i parë i kualifikuar në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.
Lufëtëtari me shumë gjasa do të riniset vitin e ardhshëm nga Kategoria e Dytë pasi as në këtë sezon të Kategorisë së Parë nuk do të marrë pjesë.