Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lufta e parullave/ Misteri i sloganeve të “fshehta” të PS, PD e LSI për 25 prillin

10:48 / November 2, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parrulla slogane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Edhe pse është herët për të nisur ofensivën finale për të kapur elektoratin që e konsiderojnë si “target”, gjithsesi duket se partitë kryesore i kanë gjetur ato që në teorinë politike quhen si “flamuri” i betejës më të rëndësishme për një parti, që janë zgjedhjet.

Edhe pse nuk i kanë shpallur, si Rama, Basha apo Kryemadhi, duket se kanë nxjerrë në skenë për të mësuar veshin e zgjedhësve që ata u drejtohen.

Ndoshta në fund bëhet vetëm modifikimi final. Rama edhe Kryemadhi duket se kanë bërë gati edhe logot përkatëse, ndërsa Basha ka dhënë një ide, por që duket se pjesën finale e ka lënë për surprizë.

Në takimin e zhvilluar dy ditë më parë në Tiranë, kyreministri u shfaq në një podium, ku ishte ideuar një logo që duket se do të jetë pikërisht ideja dhe metafora politike e mazhorancës në zgjedhjet e 25 prillit.

Një ide që është prej kohësh sjell si logjikë të një mandati të tretë, ku si arsye Rama e ka thënë disa herë se është “vijimi, apo përfundimi i punëve të nisura”.

E kështu duket se parulla do të jetë “Rindërtojmë së Bashku”, me nëntitullin e vogël që është bërë e njohur që me rënien e tërmetit: “Ti nuk do të jesh vetëm”.

Edhe narracioni politik i mazhorancës synon pikërisht të ngjisë konceptin e rindërtimit, jo vetëm të shtëpive të rrëzuara e të prishura nga tërmeti i 26 nëntorit, por edhe i rrrugëve e projekteve të tjera si Rrruga e Arbrit etj.

LSI ka qenë e qartë prej kohësh e siç duket do të synojë me një metaforë populisto-nacionaliste e cila duket qartë sidomos në narracionin e Ilir Metës, me heronj, dëshmorë, shpëtimin e atdheut etj.

“Shqipëria, Shtëpia Juaj”, duket se do të jetë sllogani i LSI-së, i cili është ngjitur në pankartat e takimeve të Kryemadhit prej kohësh dhe të gjitha parrullat që dalin në takime, duket se janë variacion i kësaj teme kryesore.

Ndërkaq, edhe Partia Demokratike, duket se metaforën politike të 25 prillit do ta ketë me Shqipëri brenda, por ende nuk po e tregon versionin final.

Në cover-at e Lulzim Bashës shkruhet “Rrugëtimi i Përbashkët”, “Plani i Rimëkëmbjes” etj, por deri tani po mbahet “sekret” tema ku do të synojë stafi i PR-së së opozitës që të dalë para publikut.

Kjo pasi PD ka edhe peshën më të madhe para zgjedhësve për të bindur një elektorat gri që të rikuperojë votat që të mundur mazhorancën.

Nga ana tjetër, do të duhet të bëjë diferencën me LSI-në nëse kjo e fundit del me një koalicion të vetin më 25 prill, ndaj dhe i ka lënë gjërat për më vonë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.