Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bushati takime me prindërit dhe mësuesit e shkollës “Misto Mame”: Na duhet bashkëpunim, të respektojmë protokollet e sigurisë

16:56 / November 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ervin bushati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PS Tiranë dhe njëherësh edhe deputeti i njësise nr 8, Ervin Bushati, zhvilloi një bashkëbisedim me nxënës, prindër dhe stafin pedagogjik të shkollës “Misto Mame” lidhur me procesin mësimor gjatë kësaj periudhe pandemie.

“Prej muajsh tashmë jo vetëm Shqiperia, por mbarë globi gjendet nën kthetrat e Covid 19, por që falë masave të marra në kohë nga qeveria shqiptare kemi arritur ta menaxhojmë atë. Për ne si politikbërës, qytetarët dhe shëndeti juaj janë primare ndaj dhe e gjithë vëmendja e qeverisë është e fokusuar tek ju dhe fëmijët tuaj“, tha Bushati.

Bushati kërkoi mirëkuptimin dhe bashkëpunim e nxënësve por edhe të stafit pedagogjik dhe të komunitetit të prindërve për respektimin me rigorozitet të protokolleve të miratuara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.  “Jemi në një kohë të vështirë, ndaj dhe sot gjendem këtu për të kërkuar bashkëpunimin e secilit prej jush, drejtues, mësues, prind, psikolog dhe nxënës. Më duhet të theksoj edhe njëherë se në këtë situatë të vështirë është e rëndësishme që të respektojmë rigorozisht masat dhe protokollet e miratuara nga MSH për të superuar këto ditë të vështira që po kalojmë . Është shumë i rëndësishem bashkëpunimi dhe komunikimi. Ne jemi ketu për ju ndaj dhe mos hezitoni për asnjë moment të na adresoni çdo problematike, në menyrë që të mos cenohet edhe cilësia e dijes në shkolla”, u shpreh Bushati.

Të pranishëm në këtë takim ishin mësues, nxënës, prindër të shkollës të cilët biseduan dhe dakordësuan rëndësinë e respektimit të protokolleve, si një masë parandaluese për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.