Deputetja Blerina Gjylameti fiton betejën me Covid-19. “E kam kaluar koronavirusin. Jam negativizuar prej disa ditësh. Edhe familjarët e mi kanë rezultuar negativë. Unë dhe foshnja jemi në gjendje të mirë shëndetësore”, është shprehur ajo për abcnews.al.
Gjylameti u konfirmua pozitive me Covid-19 që prej dy javësh, ndërsa deklaroi se kishte simptoma të lehta dhe menjëherë kishte nisur karantinën e detyrueshme. Ajo pritet të bëhet nënë së shpejti pasi është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël.
Aktualisht në radhët e socialistëve, është e infektuar me Covid-19 ministrja e kabinetit qeveritar Belinda Balluku.
