Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama batuta për ish-ministren Kumbaro: Bëri me pak shpenzime “Shtëpinë me gjethe”, është nga Gjirokastra…

19:20 / November 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama kumbaro lapsi 1024x466 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batuatat me ish-ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro. Në fjalën përshendetëse për çmimin e marrë nga Këshilli i Europës për “Shtëpinë me Gjethe”, duke e vlerësuar si Muzeu më i mirë për vitin 2020, Rama i atribuoi një pjesë të suksesit edhe Kumbaros.

Në fjalën e tij, numri një i qeverisë me shaka falenderoi deputeten se e kishte ngitur muzeun me shumë pak të ardhura duke përmendur dhe faktin se ajo vjen nga qyteti i Gjirokastrës. 

“Këtu janë prej disa prej miqve tanë ambasadorë që e kanë te detyruar të hyjnë në këtë shenajën tonë. kemi jetuar në kohën e Shtëpisë së gjetheve kur e gjitha ishte e mbuluar me gjethe. Ne nuk jemi mësuar të kundërshtojmë dhe si të bashkjetojmë me të kundërtën. Shtëpia me gjethe është një nga gjërat me të mira që ne kemi bërë. Dua të falendroj në mënyrë të veçantë Mirelën, që ka pas një aftësi për t’i qëndruar njerëzve në kokë dhe nga aftësia e saj. E ka pasur trashëgimi dhe ka bërë një punë të mirë dhe pa shpenzime. Se Mirela është nga Gjirokastra,”-tha Rama. Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” ndodhet pikërisht në “shtëpinë me gjethe” në qendër të Tiranës.  Emri i kësaj shtëpie nuk është rastësi e as metaforë: godina, e ndërtuar në vitet ’30-të, për të mos rënë sy të njerëzve, u vesh me gjethe dhe brenda saj. Vendosur në qendër të Tiranës, përballë Kishës Ortodokse “Ringjallja e Krishtit”, aty thuhet se është strehuar për pak kohë edhe Gestapo, gjatë pushtimit të vendit në Luftën e Dytë Botërore. Me instalimin e pushtetit komunist, mënjëherë pas luftës së dytë botërore, kjo godinë ishte një qendër hetuesie ku kryeheshin tortura ndaj shqiptarëve dhe jepej dënimi me vdekje. Më vonë u kthye në selinë qëndrore e përgjimeve të shërbimit sekret.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në Malin e Zi

17:38 / August 28, 2026

Rama publikon shifrat e hyrje-daljeve nga Aeroporti i Rinasit: Rreth 1.7 milionë pasagjerë gjatë muajit gusht, data 17 ishte rekord

16:40 / August 28, 2026

Vendimi për Thaçin më 16 shtator, Vuçiç: Do të dënohet për krime të vogla, për pjesën tjetër do të shfajësohet

15:56 / August 28, 2026

Tragjike në Shkodër/ Po mblidhte dru, goditet aksidentalisht për vdekje nga një pemë 56 vjeçari

13:43 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.