Një person ka sulmuar sonte me thikë qytetarët e policët në qendër të qytetit të Gjakovës.
Arrestimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Gjurkaj, i cili tha se aktualisht personi është në stacionin e policisë.
“Policia ka marrë informatë nga qytetarët për një person me një shkop dhe thikë, i është përgjigjur vendit të ngjarjes, kanë arrestuar qytetarin dhe i njëjti është në stacionin e policisë”, tha ai.
Ai tha se nuk ka informata për të lënduar dhe po ashtu nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.
