Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 18-vjeçar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me të mitur.
“Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë është bërë ndalimi i shtetasit S. P., 18 vjeç, banues në Pukë dhe është shpallur në kërkim shtetasi M. P., banues në Lezhë, pasi dyshohet se bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, njofton policia e Lezhës.
