Në 24 orët e fundit është shënuar shifra më e lartë e të infektuarve me koronavirus që prej fillimit të pandemisë. Pozitiv kanë rezultuar 381 persona nga 1684 të kryera në total. Ndërkohë 5 pacientë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me Covid-19, duke shënuar një total viktimash prej 532 që nga muaji mars.
Aktualisht në tre spitalet Covid po marrin trajtim mjekësor 336 pacientë. Në 24 orët e fundit e kanë fituar betejën me koronavirusin 106 pacientë, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 11,473.
Raste të reja ditore 381
Të shëruar ne 24 orë 106
Të shtruar në spitale 336
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1684
Testime totale 129,822
Raste pozitive 21,904
Raste të shëruara 11,473
Raste Aktive 9,899
Humbje jete 532
