Meghan Markle ka votuar me postë për zgjedhjet presidenciale që po zhvillohen sot në Amerikë. Por ky detaj nuk është pritur mirë nga ndjekësit e tyre në Britaninë e Madhe, të cilët pretendojnë se Meghan dhe Harry kanë shkelur traditën shekullore që konsiston në faktin se anëtarët e Familjes Mbretërore duhet të qëndrojnë politikisht neutral. Por megjithatë asnjë prej tyre nuk i ka më titujt mbretërorë…
“Harry nuk është në gjendje të marrë pjesë në zgjedhje sepse ai nuk është një shtetas amerikan, ndërsa Meghan mezi priste të hidhte votën e saj. E nisi me postë. Meghan ishte një amerikane shumë kohë para se të ishte “mbretërore”,“- i tha një burim Neë York Post.
Harry mund të mos jetë në gjendje të votojë në të vërtetë në zgjedhje, por një burim i afërt i çiftit tha se të dy kanë pasur një ‘interes të madh’ për ngjarjet politike në vend. Meghan, e cila ka lindur në Los Anxhelos ka të ngjarë të ketë votuar në shtetin e Kalifornisë, dhe edhe pse nuk e kanë shprehur hapur kë mbështesin, kanë lënë të të kuptohet se të dy janë pro demokratit Joe Biden.
Ditën e sotme, më shumë se 100 milionë amerikanë iu janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri. Vendi është në frikën e përplasjes dhe mosnjohjes së rezultatit, ndërsa votimi është i hapur në të gjithë vendin. Dy fshatrat e parë që u numërua votimi për shkak të numrit të ulët të votave, u ndanë 1 Trump dhe 1 Biden, ndërsa sondazhet nxjerrin fitues këtë të fundit me 52% Biden dhe 44% Trump.