Një 34-vjeçar ka shkuar në spitalin e Fierit i plagosur në këmbë me armë zjarri.
Mësohet se ai është qëlluar nga persona të paidentifikuar ndërësa policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
NJOFTIMI
Fier
Më datë 03.11.2020, rreth orës 22:20, në Spitalin Rajonal Fier është paraqitur shtetasi M. M., 34 vjeç, banues në Fier, i dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.
Në lagjen “8 Shkurti”, Fier, 34-vjeçari është plagosur me armë zjarri në këmbë nga persona ende të paidentifikuar.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
