Diego Maradona do t’i nënshtrohet sot një operacioni delikat në tru, si pasojë e një hematome. Këtë e ka konfirmuar mjeku personal i legjendës argjentinase, i cili ishte shtruar një ditë më parë në spital për disa kontrolle, meqë kishte shfaqur probleme shëndetësore.
Mjekët i kishin bërë disa kontrolle nga të cilat kishte dalë kjo hematomë e lehtë në kokë, për të cilën duhej kryer ndërhyrje kirurgjikale. Maradona është shtruar në një klinikë private në Buenos Aires dhe aty po pret që t’i nënshtrohet kësaj ndërhyrje.
Leopoldo Luke, mjeku personal i tij, deklaroi se gjithçka ishte një operacion rutinë. “Diego është I ndërgjegjshëm, i kam shpjeguar arsyet e kësaj ndërhyrje dhe ai është dakord. Ai është shumë i qetë se bëhet fjalë për një operacion rutinë”, shpejgoi mjeku.
Sipas asaj që kanë mësuar mediat argjentinase, ish-futbollisti ka pësuar një traumë, ndoshta nga një rrëzim, nga e cila ka lindur kjo hematomë në kokë që po e detyron t’i nënshtrohet këtij operacioni.
