A.H., 53 vjeç banues në Irlandë, i ka dhënë të birit pasaportën e tij për të kaluar kufirin në pikën e kalimit kufitar të Durrësit, por është zbuluar nga policia.
“Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 53 vjeç, banues në Irlandë, pasi i ka dhënë pasaportën irlandeze të djalit të tij, shtetasit A. B., 18 vjeç, i cili ka tentuar të kalojë në PKK Durrës me këtë pasaportë, duke shfrytëzuar ngjashmërinë”, thotë policia e Durrësit.
Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi maroken Y. L., 21 vjeç, pasi në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në një “Fast Food” në pronësi të shtetasit S. L., shumën 25.000 lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
