Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

COVID-19 i merr jetën trajnerit të njohur të basketbollit, mesazhi i kreut të Federatës

13:01 / November 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
viron toska
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme, komuniteti sportive shqiptar ka mësuar një lajm të rëndë teksa ndërroi jetë si pasojë e COVID-19, trajneri i basketbollit për femra, Viron Toska. 64-vjeçari kishte disa ditë në intubim, mirëpo në fund nuk ia doli të fitonte betejën me jetën. Së fundmi, ka ardhur edhe një reagim nga ana e Presidentit të Federatës së Basketbollit, Avni Ponari. Ky i fundit në reagimin e tij shpreh keqardhjen për këtë lajm fatkeq, ndërsa thekson edhe sukseset e arritura nga ana e Toskës.

“Lamtumirë miku ynë i shtrenjtë, Viron Toska!

Mëngjesi i së mërkurës solli një lajm të kobshëm për komunitetin e basketbollit në Shqipëri. Trajneri legjendar i basketbollit vlonjat dhe atij shqiptar ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur. Njeriu që i dha Vlorës dhe koshit shqiptar adrenalinën e tij të pashterur, Viron Toska ishte trajneri që mbajti gjallë dëshirën e një qyteti të tërë.

Duke drejtuar me përkushtim dhe me pasion ekipin e vajzave të Vlorës, ai e shndërroi Flamurtarin në një prej skuadrave më të pathyeshme të dy dhjetëvjeçarëve të parë trë këtij mijëvjeçari të ri, duke shkruar një kapitull të artë të historisë së basketbollit shqiptar.

Me 37 trofe të fituara  13 tituj kampion 13 superkupa e 11 kupa te Republikes në karrierën e tij me një skuadër të vetme, Flamurtarin, ai skaliti emrin e tij si një nga trajnerët më të spikatur të sportit tonë. Me ndarjen e parakohshme të tij nga jeta, familja humbi njeriun e dashur, ndërsa basketbollit shqiptar do t’i mungojë zëri i tij kumbues, adrenalina dhe emocionet që Viron Toska përcillte.

Në emër të të gjithë komunitetit të basketbollit, i përcjell familjes së tij ngushëllimet më të sinqerta për këtë ndarje të papritur nga jeta të këtij anëtari të pazëvendësueshëm të familjes sonë të madhe.

Pushofsh në paqe, miku ynë i shtrenjtë, Viron Toska!”, përfundonte reagimi i Avni Ponarit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Miqtë tregohen të rrezikshëm në portën kuqezi, pjesa e parë vendoset nga goli i Asllanit

21:47 / October 6, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.