Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pandemia dhe cilin do të votonin sot shqiptarët? Del sondazhi: Sa besojnë te Rama, Basha e Meta

18:46 / November 4, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta basha rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Shumica e qytetarëve të Shqipërisë vlerësojnë se trajektorja në të cilën po lëviz vendi nuk është e duhura, për dallim nga viti 2017, kur shumica vlerësonte se rruga nëpër të cilën po lëvizte vendi ishte rruga që duhej ndjekur”. Ky është rezultati i një sondazhi të realizuar nga Instituti i hulumtimeve “Source” i drejtuar nga Baton Haxhiu. Qëllimi i këtij sondazhi ishte identifikimi i qëndrimeve dhe perceptimeve të qytetarëve në lidhje me çështjet ekonomike, politike, sociale, por edhe zgjedhjet në Shqipëri. Numri i të anketuarve në sondazh ishte 1021, ndërsa të dhënat dhe opinionet në terren u morën në muajin korrik 2020.

drejtimi 640x422 1

E ndërsa mendojnë se vendi nuk po ecën në drejtimin e duhur, nga analiza e të dhënave dhe përgjigjeve vërehet një lëvizje e ndjeshme e elektoratit nga e majta dhe e djathta drejt qendrës, “por pa ndonjë forcë politikë për t’i mbledhur rreth vetes, për dallim nga trendët europianë, ku nga lëvizjet e elektoratit ka përfituar e djathta” thuhet në sondazh.

besueshem 640x340 1

Gjithashtu nga sondazhi i kryer del se “Partia Socialiste ka përjetuar rënie të ndjeshme në nivelin e pëlqyeshmërisë nga qytetarët, por vazhdon ta ruajë një diferencë solide me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, që po ashtu kanë rënie të këtij treguesi. Rritjen më të madhe në nivelin e mospëlqyeshmërisë qytetare del ta ketë shënuar Lëvizja Socialiste për Integrim” thuhet më tej në konkluzionet e nxjerra.

Shqiptarët janë pyetur konkretisht se si e vlerësojnë punën e liderëve të shtetit? “Shumica e të anketuarve kanë vlerësim pozitiv për punën e Edi Ramës në krye të qeverisë (ka rënie nga viti 2017) dhe po ashtu shumica e tyre e vlerësojnë negativisht punën e Ilir Metës në presidencë dhe Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike(ka rritje nga viti 2017)”.


politikanet 640x354 1

Pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit të vitit të ardhshëm nga sondazhi rezulton se PS-ja ka rënie krahasuar me 2017, por ka dyfishin e mbështetjes në raport me PD-në. “Megjithëse ka shënuar rënie nga vitit 2017, Partia Socialiste prin karshi rivalëve(me dyfishin e mbështetjes në raport me PD-në) në skenarin e zgjedhjeve. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim po ashtu regjistrojnë rënie të ndjeshme të mbështetjes qytetare”.

votimet 640x712 1

Po ku shkojnë të zhgënjyerit? “Ka një rritje të dukshme të numrit të votuesve të pavendosur, që nuk mund të arsyetohet vetëm përmes distancës kohore të realizimit të matjes me ditën e zgjedhjeve. Në skenarin e zgjedhjes së kryeministrit me votë të drejtpërdrejtë, shumica e votuesve të vendosur zgjedhin Edi Ramën para Lulzim Bashës”.

Në fund qytetarët janë pyetur edhe në lidhje me menaxhimin e pandemisë dhe vlerësimin e punës së qeverisë. “Shumica e qytetarëve e vlerësojnë pozitivisht punën e bërë nga Edi Rama dhe PS-ja në përballjen me pandeminë e shkaktuar nga virusi Sars-Cov2. 

Përkeqësim në ekonomi e punësim dhe përmirësim në infrastrukturë dhe urbanizëm janë qëndrimet e qytetarëve karshi vitit të fundit të qeverisjes së Partisë Socialiste”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Erion Veliaj ‘shkarkon’ Anuela Ristanin

18:40 / August 28, 2026

Ndezi zjarrin në malin e fshatit Vajkal, identifikohet autori i dyshuar, nis procedimi penal ndaj tij

18:21 / August 28, 2026

Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në Malin e Zi

17:38 / August 28, 2026

Rama publikon shifrat e hyrje-daljeve nga Aeroporti i Rinasit: Rreth 1.7 milionë pasagjerë gjatë muajit gusht, data 17 ishte rekord

16:40 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.