Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Beogradi sot feston”/ Albin Kurti mesazh të fuqishëm për marrjen në Hagë të Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit

23:05 / November 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit se Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, nesër do të niset për në Hagë, pasi i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.

Kurti ka thënë se këtij lajmi i gëzohen Beogradi, klika e Millosheviqit dhe kryesisht pjesëtarë të administratës së Serbisë.

Reagimi i plotë

Padrejtësia speciale vazhdon. Kryetarit të Grupit tonë Parlamentar, anëtarit tonë të Kryesisë, deputetit të katër legjislaturave të fundit të Kuvendit të Republikës, Rexhep Selimit, Dhomat e Specializuara ia konfirmuan aktakuzën sot pasdite. Më herët gjatë ditës, policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

E dimë që sonte janë gëzuar udhëheqja e Serbisë, me presidentin e tyre në krye, dikur ministër i Milosheviqit, e që në botë shtiret si djalosh joproblematik. E dimë që është gëzuar edhe Kryetari i Kuvendit të Serbisë, dikur zëdhënës i partisë së Milosheviqit, meqë neve na e arrestuan zëdhënësin e UÇK-së i cili ishte edhe Kryetar i Kuvendit të Kosovës kur u shpall pavarësia. E dimë që sonte festohet në Beograd, sepse e kishin tmerr Rexhën para e gjatë luftës teksa vëllain Asllanin ia mbanin peng në burgjet e Serbisë. E dimë. Por, nuk do t’u zgjasë fort kjo festë, sepse Republika e Kosovës nuk kthehet prapa e shqiptarët po bëhen komb i barabartë me të tjerët.

10-shi i luftës sonë çlirimtare, gjithnjë e ka mbrojtur UÇK-në sepse e ka kuptuar mirë dhe e ka dashur shumë atë, sepse e ka bërë publike dhe e ka afirmuar UÇK-në, sepse nuk është ndarë kurrë nga Jasharët e Prekazit, sepse asnjëherë pasluftës nuk ka votuar në dëm të luftës çlirimtare e të shtetit të Kosovës, të lirisë së popullit e të mirëqenies së qytetarëve.

Kjo gjykatë speciale do të na gjykojë Rexhën tash, gjeneralin e luftës dhe deputetin e paqes, por normalisht që historia dhe ardhmëria jonë do ta gjykojnë këtë gjykatë. Rexha është veteran sepse shumë moti është luftëtar. Rexha nuk është veteran sepse nuk pensionohet dot. Dikur luftonte në UÇK. Tash do të luftojë për UÇK-në. Rexha është krenar me gjithë çka bërë. Ne jemi krenarë me Rexhën.

Albin Kurti beogradi feston hage
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.