Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Thaçi dha dorëheqjen nga posti i presidentit, vjen reagimi i parë nga kryeministri Hoti

12:22 / November 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5fa3dee91c935 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme president i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen për t’u përballur me drejtësinë ndërkombëtare. 

Në lidhje me këtë vendimarrje të Thaçit ka reaguar dhe kryeministri Hoti, i cili shprehet se qeveria e Kosovës beson në luftën e drejtë të UÇK-së. Hoti gjithashtu thekson se askush nuk mund të konsiderohet fajtor pa një vendim përfundimtar të drejtësisë, duke iu referuar ish-presidentit Thaçi.

Njoftimi i plotë: Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjell me vëmendje zhvillimet e fundit rreth Dhomave të Specializuara, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës beson thellë në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit, që mbetet një nga periudhat më të ndritshme të historisë.

Askush nuk mund të gjykojë luftën tonë për liri. Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për çlirimin e vendit tonë, për mbrojtjen e pragut të shtëpisë, e jo në tokë të huaj, dhe si e tillë gëzoi mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, që kulmoi me fushatën e bombardimeve të NATO-s.

Qeveria e Republikës së Kosovës, konsideron se askush nuk mund të konsiderohet fajtor pa vendim përfundimtar të organeve kompetente të drejtësisë.

Bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e Kosovës kanë qenë gjithmonë dhe vazhdojnë të jenë shembull për respektim dhe bashkëpunim me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Probleme teknike në Rinas, ndërpritet përkohësisht trafiku ajror në Shqipëri

19:04 / August 28, 2026

Erion Veliaj ‘shkarkon’ Anuela Ristanin

18:40 / August 28, 2026

Ndezi zjarrin në malin e fshatit Vajkal, identifikohet autori i dyshuar, nis procedimi penal ndaj tij

18:21 / August 28, 2026

Rusia do të mobilizojë 600 mijë ushtarë

17:56 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.