Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Arrestimi i politikanit të njohur shqiptar, vajza e tij me lot në sy: Dje ishte dita më e keqe e jetës sime! Policët e armatosur…

14:27 / November 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5fa3f7280460b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi, u arrestua dje nga EULEX dhe u dërgua në Hagë. Pas arrestimit të Krasniqit, vajza e tij Gresa është shprehur se prej 8 orësh babai i saj është marrë në pyetje dhe e gjithë shtëpia është bastisur.

Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, Gresa ka rrëfyer momentet e para, kur zyrtarët e EULEX “të armatosur gjer në fyt” siç thotë ajo, kanë shkuar në shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së në Prishtinë.

“Dita e djeshme ka qenë dita më e keqe e jetës time. Ka ndodhur gjithçka shumë shpejt. Ka qenë dita më e rëndë, jo vetëm për mua, por dhe për motrat dhe vëllain tim, për mamin gjithashtu.

Kur dola jashtë pash që oborri ishte mbushur nga zyrtarë të armatosur të EULEX. I kam zgju prindërit dhe kemi hapur derën menjëherë. Ata kanë pyetur: A është zoti Krasniqi aty.

I kam pyetur nëse kishin mandat. Vazhdimisht kërkonin babin. Diku rreth orës 6 babin e kanë marrë dhe neve na kanë nda. Kemi qëndruar të izoluar diku te 8 orë

E gjithë shtëpia ka qenë e mbushur me zyrtarë të armatosur të EULEX. Edhe për të shkuar deri në tualet është dashur me kërku leje nga drejtuesja e operacionit.

Neve nuk na kanë marrë në pyetje. Babin e kanë marrë në pyetje. Kanë bërë bastisje, kanë kërkuar dokumente të luftës. Ne kemi qenë të përgatitur për gjithçka.

Ama s’kemi menduar se ndaj babit do ngrihej akt-akuzë, prisnim vetëm të thirrjen në cilësinë e dëshmitarit”, ka thënë Gresa Krasniqi për Euronews Albania.

Më tej, ajo ka thënë se beson te pastërtia e babait të saj dhe te e gjitha lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Unë e di dhe besoj fuqishëm te pafajësia e babait. Besoj te pastrërtia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lufta e UÇK ishte e pastër. Çlirimtarët e Kosovës që akuzohen për krime të luftës, nuk ka bazë për këto akuza. Ato janë të ngritura në bazë të spekulimeve. Shpresoj që procesi të mbyllet shpejt dhe ata të kthehen.

Babi është një tip shumë modest. Nuk na ka fol as për periudhën e luftës. Ne më shumë e dimë për babin nga librat. Dimë për rolin e tij në UÇK”, tha vajza e Jakup Krasniqit, ish-kryeparlamentar i Kosovës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rusia do të mobilizojë 600 mijë ushtarë

17:56 / August 28, 2026

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026

Nepal/ Mbi 100 punëtorë të bllokuar në tunel, nis operacioni i kërkim-shpëtimit pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve/ Shkon mbi 470 numri i viktimave

08:00 / August 28, 2026

Britani e Madhe, disa aeroporte përballen me sulme kibernetike

17:45 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.